Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka treguar se goli i shënuar ndaj Basaksehirit ka një dedikim të veçantë.
Fenerbahce ka arritur të fitojë derbin e javës së 19-të në Superligën e Turqisë ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të kryeqytetasve padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e dytë dhe të sigurisë.
Ky gol i yllit prizrenas ka rëndësi të veçantë pasi ka thënë se ia dedikon një miku Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi të premten mbrëmë në Turqi.
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 25, 2020
“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.
“Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit”.
“Kjo ishte vërtetë e dhimbshme”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.
Ndryshe, ky ishte goli i 12-të për prizrenasin në Superligën e Turqisë, ndërsa është vetëm dy gola larg pozitës së para të golashënuesve. /Telegrafi/
😢#VedatMuriqi: "Golümü, galibiyeti depremde vefat eden Miraç Can Dişçi'ye armağan ediyorum. Beni Malatya maçına bekliyordu, mesaj atmıştı. Bugün maça giderken komşusu mesaj attı, kardeşimiz depremde hayatını kaybetmiş. Bu çok acı bir olay. Biz büyük bir ülkeyiz, toparlayacağız." https://t.co/lajjdTtkBF pic.twitter.com/thsy0toRXC
— SPORBORD (@sporbord) January 25, 2020