Telegrafi

Vedat Muriqi arrin marrëveshje personale me Fenerbahcen

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë në tjerë në 27 ndeshje në Superligën turke.

Forma e lartë ka bërë që gjigantët e futbollit turk, Galatasaray, Besiktas e Fenerbahce të interesohen për Muriqin.

Hurriyet ka shkruar se Muriqi do ta vazhdoj karrierën te Fenerbahce, pasi klubi nga Stambolli ka arritur marrëveshje personale me prizrenasin.

24-vjeçari nga Kosova duket se është pajtuar me kushtet e ofruara nga Fenerbahce edhe pse ato nuk janë bërë publike.

Tani klubi nga pjesa aziatike e Stambollit është në bisedime me Rizesporin për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Muriqit.

Besohet se Fenerbahce do të paguajë tre milionë euro për ta bërë të vetin reprezentuesin kosovar. /Telegrafi/