Telegrafi

Vedat Ademi do të bëhet sërish baba (Foto)

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Vedat Ademi ka bërë të ditur se do të bëhet sërish baba.

Këngëtari feston 35 vjetorin e lindjes dhe pikërisht në këtë ditë ka njoftuar se do të bëhet baba i një djali tjetër.

Lexo po ashtu Premierë: Vedat Ademi publikon "Let me love", këngë e veçantë verore dedikuar dashurisë (Video)

“Faleminderit për urimet. Jam falënderues që e festoj ditëlindjen në pritjen e djalit të dytë”.

“Faleminderit familjes time, në veçanti prindërve të mi që më rritën me shumë dashuri. Faleminderit shumë Dorela Ademi për surprizën shumë të veçantë”.

“Mbi të gjitha, faleminderit Zotit që na jep jetë që të gëzojmë dhe festojmë… Përqafime pafund për të gjithë”, ka shkruar Vedati në Instagram. /Telegrafi/