Telegrafi

Vedat Ademi paralajmëron këngën e re

Vedat Ademi (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Vedat Ademi, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, gjersa thekson se po vjen në një bashkëpunim.

Ai ka njoftuar se ka bashkuar forcat me artisten Redina Trieshi dhe se kënga e tyre do të lansohet së shpejti.

“Një këngë e bukur do të vijë së shpejti”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Koncert recital, këngë të re dhe befasi nga Vedat Ademi

Megjithatë, artisti nuk ka ndarë të tjera detaje rreth asaj që do të sjellë por që pritet të shihet në vijim.

E fundit këngë e lansuar nga Ademi mban titullin “Do vij”, të cilën e solli rreth një muaj më parë.

Vedati i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor dhe për këtë admirohet mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/