Besohet se Matias Vecino ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Interin, me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.
Fiorentina konfirmoi sot se Nerazzurrët kanë aktivizuar klauzolën e lirimit të mesfushorit prej 24 milionë eurosh, prandaj ai pritet të përfundojë transferimin e tij në San Siro këtë javë.
Mediumi italian Sky beson se uruguaiani ka rënë dakord për një kontratë prej 2.5 milionë euro për sezon, e cila do të zgjasë deri në vitin 2021.
Gjatë rrjedhës së kësaj marrëveshje, paga e tij gradualisht do të rritet në tre milionë, me të drejtat e imazhit të marra në konsideratë.
Besohet se 24 milionë euro do të paguhen në dy këste, 12 milionë euro këtë verë dhe 12 milionë euro në verën e vitit 2018. /Telegrafi/