Matias Vecino tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Interit.
Uruguaiani tashmë ka përfunduar vizitat mjekësore te klubi nga Milano.
Hapi tjetër është nënshkrimi i marrëveshjes dhe zyrtarizimit i transferimit nga Fiorentina te Interi.
25-vjeçari besohet se do t’i kushtojë klubit zikaltër rreth 24 milionë euro.
Vecino në të kaluarën ishte pjesë e Empolit dhe Cagliarit, në të dy klubet në formë të huazimit. /Telegrafi/