Interi po i bashkohet betejës për mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.
Reprezentuesi francez ishte blerë gjatë afatit kalimtar të verës, por që nuk ka përmbushur pritshmëritë e zyrtarëve londinez.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan sot se skuadra italiane e Interit është e interesuar për të mësuar çmimin e Bakayokos.
Natyrisht, zikaltërit janë duke kërkuar të shfrytëzojnë rastin e interesimit të Chelseat për mesfushorin uruguaian Matias Vecinos.
Sipas mediave italiane, Inter është interesuar që të shkëmben lojtarin e vetë me atë të The Blues pa asnjë kompensim të vetëm.
Ndryshe, 23-vjeçari iu bashkua Chelseat një vit më parë nga skuadra franceze e Monacos. /Telegrafi/