Telegrafi

Veç rajoni i Prishtinës ka 72 mijë persona të papunë

Numri i të papunëve në Komunën e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Lipjanit, Artanës dhe Garaqanicës po pëson ngritje ndër vite.

Në Zyrën Rajonale të Punësimit në Prishtinë, e cila funksion në kuadër të Ministrisë së Punës, që përfshinë këto komuna, vetëm gjatë vitit 2015 janë paraqitur mbi 72 mijë punëkërkues, i cili në krahasim me vitin 2014 është në ngritje për 2462 persona apo 3.5 për qind.

Në këtë numër të papunëve bëjnë pjesë punëkërkues të kualifikuar 5.227, punëkërkues me përgatitje të mesme shkollore 5.267, punëkërkues me përgatitje të lartë 172, prej tyre femra 99, ndërsa punëkërkues me fakultet 1953, ku në këtë kategori 1178 janë femra.

Drejtori i Zyrës për Punësim në Prishtinë, Zylkifli Obërtinca, në një intervistë për KosovaPress, tha se numër i përgjithshëm i të papunëve më së shumti e përbëjnë qytetarët e Prishtinës, të cilët janë 26 mijë, kuprej tyre mbi 9 mijë janë femra. Ndërsa sa i përket kualifikimit të këtyre punëkërkuesve, sipas Obërtincës punëkërkues të pakualifikuar janë 17,222, prej tyre femra 5,219 ose 66%.

Sipas Obërtincës, në zyrën të cilën ai e drejton, në vitin 2015 janë paraqitur 2,468 punëkërkues më shumë në krahasim m e vitin 2014.

 

“Në nivel të zyrës rajonale në fund të vitit 2015 janë të regjistruar 72,913 punëkërkues, prej tyre femra 32,960 që nëse e krahasojmë me vitin 2014, atëherë ku kanë qenë të regjistruar 70,451 paraqet një rritje për 2,468 punëkërkues apo shprehur në përqindje 3.5%.Në këtë numër të papunëve t’u them se hyjnë të gjitha strukturat kualifikuese, duke filluar nga ato pa përgatitje profesionale gjer me ato me përgatitje profesionale”, tha ai.

Në mënyrë që të zbutet papunësia, zyra e Punësimit në Prishtinë bënë edhe ndërmjetësimin për punësim të gjithë atyre të cilët janë të lajmëruar në këtë zyrë si të papunë.

Në kuadër të kësaj, Obërtinca deklaroi për KosovaPress se numri i vende të lira të punës në vitin 2015 që janë identifikua r zbuluar nga ky institucion është më i madh në krahasim me vitin 2014. Mirëpo, sipas tij edhe pse ka pasur vende pune të lira më shumë ato nuk janë plotësuar të gjitha.

“Në Zyrën e Punësimit në Prishtinë gjatë vitit 2015 janë identifikuar apo zbuluar 1,023 vende të lira të punës, ndërsa në vitin 2014 kanë qenë 287 vende të lira të punës, ky numër është më i madh për 736 vende të lira ose shprehur në përqindje 143.66% ma tepër krahasim në vitin 2014. Të gjitha vendet e lira nuk janë plotësu për shkak se ka pas punëdhënës të cilët i kanë paraqitur njëherë vende të lira të punës te ne, ato janë të regjistruara, mirëpo nuk janë realizu pasi që ato kanë hequr dorë prej atyre vendeve të lira të punës të paraqitura në zyrën e punësimit”, theksoi ai.

Ai gjithashtu tregoi se me ndërmjetësimin e kësaj zyrenë Prishtinë janë punësuar 503 persona të papunë, numër ky që në krahasim me vitin 2014, është më i madh për 323 të punësuar apo 179 për qind.

Sipas Obërtincës ata të cilët janë punësuar nëpër mjet ZP-së, janë të përfshirë në profesionet si kontabilitet, riparim i pajisjeve të zyrës, administrim biznesi, instalime të uji dhe ngrohjes qendrore, furrtari, pastiqeri e të ngjashme.

Edhe pse numri i të punësuarve të qytetarëve të Prishtinës, me ndërmjetësimin e kësaj zyre kishte pësuar ngritje, Obërtinca thotë se numri i të papunëve është shumë më i madh në krahasim me vendet e lira të punës.

 

“Kryesisht si sfidë në ZP mund ta potencoj çështjen e punësimit të personave të pa punë, të rinj dhe të atyre me fakultete. Këtë po e them se kërkesa t janë shumë më të ulëta në raport me numrin e punëkërkuesve që dëshirojnë të punësohen. Kështu që këtë vit po shpresojmë me një treg më aktiv, me një numër më të madh të vendeve të lira të punës dhe natyrisht me një përfshirje më të madhe të këtyre njerëzve në procesin e punësimit”, theksoi ai.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve të lajmëruar në ZRP në Prishtinë, grup mosha 25 vjeç deri në 29 vjeç përbënë numrin më të madh prej37 mijë e 417 të papunëve, ku prej tyre 16 mijë janë femra.

Ndërsa, sa i përket projekteve për vitin 2016, Obërtinca tregoi se ende nuk ka ndonjë projekt konkret të marrë për implemetim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, derisa tregoi se në vitin e kaluar 28 projekte janë zhvilluar në bashkëpunim me UNDP-në.