Një 23-vjeçar ka vdekur sonte, pasi është vetaksidentuar në fshatin Studençan të Suharekës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu.
Ai bëri të ditur se i riu është dërguar me shenja jete deri në Emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rreth orës 19:40 në fshatin Studençan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, deklaroi Baraliu. /Telegrafi/