Telegrafi

Vdes në moshën 73 vjeçare këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John

(Foto: Instagram/therealonj)

Këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John ka ndërruar jetë të hënën në moshën 73 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e australianes së lindur në Angli e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, John Easterling.

“Dama Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë”.

“Ne kërkojmë që të gjithë ta respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e saj të Instagramit nga bashkëshorti.

Lexo po ashtu Newton-John shet xhaketën nga filmi "The Brilliant" për të ndihmuar pacientët me kancer

Olivia kishte njoftuar në shtator të vitit 2018 se ishte duke u trajtuar nga kanceri që lokalizohej në në bazën e shtyllës së saj kurrizore.

Ishte hera e tretë që këngëtarja diagnostikohej me kancer, pas diagnostikimit me kancer të gjirit në fillim të viteve të nëntëdhjeta dhe në vitin 2017.

Lexo po ashtu Përkundër sëmundjes së rëndë, Olivia Newton-John merr pjesë në një eveniment humanitar

Krahas muzikës, ajo u bë botërisht e njohur me rolin e saj në mjuziklin “Grease”, ku luajti krahas John Travoltas. /Telegrafi/