Telegrafi

Vazhdon saga e thumbimeve mes Juventusit dhe Barcelonës, faqja e italianëve ia kthen mjeshtërisht postimin katalunasve

Faqja zyrtare e Juventusit në Twitter ia ka kthyer komentin thumbues faqes së Barcelonës në lidhje me debatin rreth Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Që kur u bë e ditur dita e përballjes mes Juventusit dhe Barcelonës, të dy klubet e mëdha kanë thumbuar njëra tjetrën në rrjetet sociale.

Megjithatë, kulmi ishte mbrëmë (e mërkurë) me postimin e fundit të Barcelonës, pas fitores 2-0 në udhëtim te Juventusi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Barcelona thumbon Juventusin dhe Ronaldon pas fitores në Ligën e Kampionëve me një postim në Twitter

“Jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni më të mirin e të gjitha kohërave në fushën tuaj”, kishte shkruar Barcelona në postimin e tyre, ku etiketohej Juventusi në një foto të bashkangjitur të Messit.

Por, thumbimi i Barcelonës i është kthyer me të njëjtën monedhë nga bardhezinjtë italianë, të cilët i kanë thënë se më i miri i të gjitha kohërave është ylli i tyre, Ronaldo.

Lexo po ashtu “Messi është Harry Potter i futbollit” - Vieri thotë se do të hedhë televizorët e tij kur ylli i Barcelonës të pensionohet

“Me siguri e keni parë atë në fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në Camp Nou”, ka shkruar faqja e Juventusit në komentin poshtë postimit të Barcelonës.

Këto thumbime në rrjetet sociale kanë bërë bujë të madhe, ndërsa janë pritur pozitivisht edhe nga përdoruesit e tyre dhe tifozët e të dyja skuadrave. /Telegrafi/