Site icon Telegrafi

Vazhdon ‘lufta’ Enca-Noizy në rrjetet sociale, kësaj here këngëtarja tallet me reperin rrugëve të qytetit

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia publikoi mbrëmë (e premte), klipin e këngës “Kujt po i han”, në bashkëpunim me Don Phenom.

Kënga dhe klipi u pritën mirë nga fansat, gjersa si projekt u bë mjaft i diskutuar në media.

Ishte reperi Noizy, ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqeshin dy lopë, me të cilat u tha se thumboi dy artistët: Enca dhe Don Phenom.

Foto: SC/Noizy/instagram

Ndërkohë, edhe Enca nuk nguroi t’i kundërpërgjigjet, ndërsa vendosi të publikojë një fotografi të një majmuni, ku shkruante: “I kam mërzit pak (shumë)”.

Foto: Enca/InstaStory

Një luftë e tillë në rrjetet sociale, duket se është duke vazhduar konstant , dhe po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Enca po ashtu në një video-live të publikuar në Instagram, u shfaq në veturën e sa gjatë një shëtitje në rrugët e Tiranës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dhe në një moment kur gjatë rrugës shfaqet posteri i reperit Noizy, këngëtarja ngrit gishti e mesit, duke dashur kështu të thotë se nuk i interesojnë mendimet e tij.

Reagimet nga fansat në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Lexo po ashtu Noizy dhe Stresi në tekstet shkollore të fëmijëve?

Dikur dyshja bënin pjesë në të njëjtin label,dhe kishin publikuar disa këngë së bashku, ku më e suksesshma cilësohet “Bow down”.

Por raportet e prishura mes tyre, duket se po ndikojnë negativisht në karrierën e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4UzBMCLzkJw

Exit mobile version