Site icon Telegrafi

Vazhdon akoma misionin për ta injoruar Kiarën, Luizi nuk duron dot më: U çmenda

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka pasur një mision mjaft të vështirë gjatë kësaj jave.

Ai ka bërë një plan kinse dëshiron të distancohet për një kohë nga partnerja e tij, prezantuesja Kiara Tito.

Kjo ka bërë që të mërzitet në masë të madhe moderatorja, duke qenë se ishte një veprim i papritur nga ana e artistit shkodran.

Foto: Screenshot/Instagram

Teksa po vazhdon akoma misionin, ai ditën e sotme (e shtunë) thotë se nuk po mundet më.

Këngëtari është shfaqur duke bërë dush dhe me këtë rast është kthyer nga kamerat duke thënë ‘u çmenda’.

Lexo po ashtu Luizi në mision për ta injoruar, Kiara shpërthen në lot nga reagimet e tij

“U çmenda”, shprehet ai ndërsa në një moment fillon dhe qesh.

Foto: Screenshot/Instagram

Mbase ka qenë tejet e vështirë edhe për Luizin, i cili ia ka shprehur vazhdimisht dashurinë Kiarës.

Ata kanë qëndruar tërë kohën të përqafuar me njëri-tjetrin e në disa momente intime. /Telegrafi/

Exit mobile version