Një dron që fluturonte në drejtim të Moskës, është shkatërruar në periferi të qarkut Voskresenk në juglindje të rajonit të Moskës.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka njoftuar se pas rrëzimit të dronit është konstatuar se nuk ka patur dëme apo të lënduar, transmeton Telegrafi.
Sipas rusëve, mbrojtja kundërajrore ka shkatërruar dronin që fluturonte në drejtim të Moskës.
Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë dalë në terren, dhe kanë larguar mbeturinat e asaj që ka mbetur nga droni.
Qytetarët e Moskës kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, kurse alarmi që paralajmëron qytetarët për ndonjë sulm të mundshëm nuk është aktivizuar fare.
Kujtojmë që dje është kryer sulmi më i madh me dron në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ishin fluturaket pa pilot që godit në gjashtë rajone të Rusisë, që po konsiderohet si sulmi më i madh i koordinuar në këtë vend. /Telegrafi/