Site icon Telegrafi

Vazhdojnë protestat e migrantëve

Migrantët që gjenden në Greqi kanë bllokuar autostradën e Selanikut, rreth 1 kilometër afër kufirit me Maqedoninë, duke bllokuar automjetet me regjistrim të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që të hapen kufijtë, ndërkaq disa nga protestuesit janë shtrirë në tokë, kanë vendosur tenda në asfalt, kurse policia arriti që t’i bind që ta çbllokojnë autostradën.

Tensionet janë rritur në kampin Idomeni pasi që policia greke është munduar të pastrojë hekurudhën dhe t’i largojë tendat nga aty. Migrantët me këtë rast kanë reaguar ashpër, madje kanë hedhur edhe me gur, ndërkaq në kamp ka mbi 11 mijë migrantë./Telegrafi/

Exit mobile version