Thiago Silva ka kritikuar Anthony Taylorin në Instagram pas barazimit të Chelseat në Ligën Premier kundër Tottenham të dielën në mbrëmje.
Brazilini i shfaqi ndjenjat e tij, pas golit të Pierre-Emile Hojbjerg për të barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 68-të.
Taylor vendosi të mos jepte një faull kur Kai Havertz pati një ndërhyrje të ashpër nga Rodrigo Bentancur.
Afërsisht 45 sekonda pas sfidës, Hojbjerg gjeti rrjetën nga jashtë zonës.
Por, nuk është ky vendimi që e ka nxitur Silvën të flasë në rrjetet sociale.
Cristian Romero mbeti i pandëshkuar pasi i shkuli flokët Marc Cucurellas në një duel mes dyshes.
Pak çaste më vonë, Harry Kane realizoi me kokë në portën e Bluve, pas një harkimi nga goditja e këndit.
Silva në Instagram kritikoi Taylorin që nuk e ndëshkoi Romeron pavarësisht se kishte një pamje të qartë të incidentit.
“Ndoshta nuk e keni parë? Nuk është e mundur. Mund të shkulësh flokët?”, shkroi ai, së bashku me një pamje të incidentit.
Megjithatë, ky nuk është vendimi i parë i diskutueshëm që Taylor ka dhënë kundër Chelseat.
Pas dramës kundër Tottenhamit, një video që tregon disa nga vendimet e Taylor kundër Chelseat në të kaluarën është bërë virale.
Silva nuk është i vetmi lojtar i Chelseat që ka folur për performancën e Taylor.
Reece James gjithashtu ka vënë në dyshim disa nga vendimet dhe ka pohuar se Chelsea e meritonte
Për më tepër, Thomas Tuchel sugjeroi se Taylor nuk duhet të drejtojë një ndeshje tjetër të Chelseat, ndërsa një peticion që argumenton të njëjtën pikë është nënshkruar nga mbi 85,000 tifozë. /Telegrafi/
🔵🗣 "Maybe you didn't see it? It's not possible. Can you pull hair?"
Thiago Silva criticises Anthony Taylor via Instagram…@PrideOLondon | #CFC pic.twitter.com/7lDWGqsK83
— The Sportsman (@TheSportsman) August 15, 2022
Just RT.
pic.twitter.com/mfkM7GGzD7— Futbol Chelsea (@FutbolCheIsea) August 14, 2022