Benjamin Sesko është një nga sulmuesit qendror më të mirë në Evropë, por njëkohësisht edhe më të kërkuar.
Sulmuesi slloven është bërë objektiv i top skuadrave të mëdha evropiane si Barcelona, Man Utd, Arsenal, Chelsea apo Paris Saint Germain.
Megjithatë ai pas përfundimit të sezonit me Leipzig ka vendosur të rinovojë kontratën, ku ka edhe një klauzolë largimi.
Sipas raportimeve nga Sky Gjermani , klauzola e lirimit të Sesko do të rritet në 65 milionë euro këtë verë, me një afat për aktivizimin e tij në fund të qershorit.
Edhe pse kjo shumë mund të arrinte në 70-75 milionë, nuk u realizua për shkak të disa kritereve që nuk plotësoheshin në kontratën e tij.
20-vjeçari ka dëshmuar se është një top sulmues, derisa në 42 ndeshje zyrtare me fanellën e RB Leipzig ka shënuar 18 gola e ka asistuar në dy të tjerë.
Përkundër se ka vazhduar kontratën me Leipzig, ai mund të largohet nga kjo skuadër nëse ndonjë nga skuadrat e interesuara për të paguan klauzolën e sllovenit.
Sesko ka deklaruar se është i gatshëm për një hap para në karrierë, derisa tani po pret nëse ndonjë nga klubet e interesuara për të do të paguajnë klauzolën për të bërë hapin e radhës në karrierë. /Telegrafi/