Telegrafi

Vazhdimi i ri i “Avengers” grumbullon të gjithë superheronjtë (Video)

Është publikuar paraqitja e shkurtër për vazhdimin e ri të hit-filmit të Marvel, “Avengers: Infinity War”, që sjellë aventura të reja dhe të tensionuara të superheronjve.

Vazhdimi i tretë i filmit për hakmarrësit do t’i bashkojë superheronjtë nga të gjitha filmat që Marvel i ka realizuar në dhjetë vitet e fundit.

Sipas paraqitjes së shkurtër, “Infinity War”, mund të sjellë veprën më të tendosur dhe më argëtuese deri më tani.

Në fakt, hakmarrësit dhe aleatët e tyre do të vazhdojnë ta mbrojnë botën nga rreziqet që janë tepër të mëdha për një hero të vetëm.

Megjithatë, para tyre paraqitet rreziku më i madh deri më tani, i quajtur Thanos, i cili është i vendosur në kërkim të fuqive, përmes të cilave dëshiron të krijojë kaos në gjithësi.

Hakmarrësit duhet sërish ta mbrojnë Tokën, ndërsa për ta bërë këtë do t’u ndihmojnë heronjtë nga “Guardians of the Galaxy”.

“Avengers: Infinity War” ka përmbeldhur edhe një ekip fantastik aktorësh, duke nisur nga Scarlett Johansson (Black Widow), Chris Hemsworth (Thor), Tom Hiddleston (Loki), Benedict Cumberbatch (doktor Strange), Robert Downey Jr. (Iron Man), Mark Ruffalo (Hulk), Tom Holland (Spider-Man), si edhe aktorët tjerë që i kanë luajtur superheronjtë e Marvelit në vitet e fundit.

Filmi i ri do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 4 maji i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/