Site icon Telegrafi

Varane do të largohej nga Unitedi vetëm për dy klube

(Foto: Getty)

Raphael Varane ka bërë të ditur se janë vetëm dy klube për të cilat do të largohej nga Manchester Unitedi, ndërkohë që synimi është ta mbyllë karrierën në Old Trafford.

Mbrojtësi francez nënshkroi për Djajtë e Kuq në verën e vitit 2021 nga Real Madridi, ku kishte kaluar një dekadë të paharruar duke fituar, mes tjerash, katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Para Los Blancos, 29-vjeçari e kishte nisur karrierën me Lens, ndërsa nuk e ka në plan të luajë për një klub të katërt.

(Foto: Getty)

“Do ta përfundoj karrierën ose në Madrid ose në Mançester ose në Lens. Është e sigurt se nuk do të nënshkruaj për një klub tjetër”.

Lexo po ashtu Unitedi do ta zëvendësojë Harry Maguire me yllin francez të Botërorit

“Mirëpo, te Madridi duket e komplikuar për mua, zakonisht nuk ndodh rikthimi. Mundësia më e madhe aktualisht është që të përfundoj me Manchesterin ose Lensin”, ka deklaruar Varane për GQ Magazine. /Telegrafi/

Exit mobile version