Raphael Varane pritet të largohet nga Real Madridi pas një kohe të gjatë të kaluar në klub.
Në fakt mbrojtësi qendror është pjesë e Los Blancos që një dekadë, pasi atyre iu është bashkuar në vitin 2011 nga Lens.
Megjithatë e ardhmja e tij në Madrid duket se nuk do të jetë, pasi sipas mediave spanjolle lojtari ka kërkuar largimin nga klubi.
27-vjeçari është duke kërkuar një aventurë të re dhe dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni.
Sipas mediumit spanjoll Sport, tri është numri i skuadrave të mëdha që e duan transferimin e francezit.
Chelsea mbetet favoriti kryesor, pasi është duke pasur probleme në repartin defensivë dhe Varane shihet si zgjidhja e problemeve.
Ndërkohë në garë për francezin janë edhe dy skuadrat tjera të mëdha si Juventus e Paris Saint Germain.
Reali do ta lejoj largimin e tij vetëm nëse paguhet shuka prej 70 milionë eurove. /Telegrafi/