Site icon Telegrafi

Van Persie prek organin gjenital gjersa shikon në sy reprezentuesin serb (Foto)

Besiktas dhe Fenerbahce u takuan në kuadër të Kupës së Turqisë, e cila u zhvillua nën tensione të mëdha.

Por rezultati i ballafaqimit (0-1) dhe kualifikimi i Fenerit, ka rënë në plan të dytë pasi që protagonist i kësaj ndeshje ishte ish sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie.

Ky i fundit ka bërë disa gjeste jo sportive në sfidën kundër Besiktasit, duke e bërë të bie në provokim reprezentuesin serb të Besiktasit, Dusko Tosic, të cilin e detyroi të largohet edhe nga loja, transmeton Telegrafi.

Por, holandezi nuk u ndal me kaq pasi që bëri një gjest të pahijshëm, duke prekur testikujt gjersa i drejtohej Tosic.

Van Persie nuk u ndal me kaq pasi që në rastin kur e shënoi golin e vetëm në ndeshje nxori gjuhën në drejtim të tifozëve, veprime këto që mund t’i kushtojnë me dënim ylli të Fenerbahces. /Telegrafi/

 

Exit mobile version