Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, ka njoftuar se po vuan nga kanceri në prostatë.
Duke folur për emisionin televiziv holandez, Humberto, 70-vjeçari ka treguar për diagnozën e tij, por ka theksuar se planifikon të vazhdojë me punën.
“Në secilën periudhë gjatë kohës time si trajner i ekipit kombëtar, më duhej të largohesha gjatë natës të shkoja në spital, në mënyrë që lojtarët të mos e merrnin vesh deri më tani. Derisa ata mendoni se jam i shëndetshëm, por nuk jam”.
Our thoughts and prayers go out to former Barça manager Louis van Gaal, who has been diagnosed with prostate cancer. Stay strong, Louis, and get well soon. 🙏 pic.twitter.com/uE5SzstOHR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 3, 2022
“Nuk vdes nga kanceri i prostatës, së paku jo në 90 për qind të rasteve. Janë zakonisht sëmundje të tjera që ta marrin jetën. Por, unë kam pasur një formë mjaft agresive që është trajtuar 25 herë. Prandaj, duhet të menaxhosh shumë gjëra për të vazhduar në jetë”.
“Kam pasur trajtim preferencial në spital. Më lejohej të hyja nga dera e pasme kur shkoja për kontroll dhe më shtynin menjëherë në një dhomë tjetër. Jam trajtuar mrekullisht”, ka rrëfyer trajneri.
Everybody at Manchester United is fully behind our former manager, Louis van Gaal, in his battle against cancer.
Sending you strength and courage, Louis ❤️ pic.twitter.com/axcB7mV5To
— Manchester United (@ManUtd) April 3, 2022
Van Gaal është për herë të tretë në krye të Holandës duke siguruar pjesëmarrjen në ‘Katar 2022’. Karriera e tij si trajner zgjat afro katër dekada dhe ka fituar tituj kampionalë me Barcelonën, Ajaxin, Bayern Munichun e AZ Alkmaar. Ai ka qenë për dy sezone trajner i Manchester Unitedit duke e fituar Kupën FA. /Telegrafi/