Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se dy sulmuesit më të vështirë për tu ndalur janë Leo Messi dhe Sergio Aguero.
Liga Premier ashtu si pjesa tjetër e botës së futbollit, është ndalur dhe Van Dijk e ka shfrytëzuar rastin tu përgjigjet pyetjeve të tifozëve në Twitter.
Ai është pyetur se cili është sulmuesi më i vështirë për tu markuar.
“Ka disa sulmues të vështirë, por me siguri më i vështirë është Leo Messi”, ka thënë Van Dijk.
Qendërmbrojtësi holandez u pyet edhe për sulmuesi më të fortë kundërshtarë në Ligën Premier, duke u përgjigjur: “[Sergio] Aguero”, ka thënë shkurt ai. /Telegrafi/