Site icon Telegrafi

Van Dijk: Refuzova Man Cityn dhe Chelsean, zgjodha Liverpoolin shkaku i Kloppit

Mbrojtësi i Liverpoolit , Virgil van Dijk pranon se menaxheri Jurgen Klopp do të jetë kyç për ekipin aktual që do të ruajë suksesin e tyre, ndërsa ka thënë se ishte pikërisht trajneri gjerman që e bindi të kalojë në Anfield.

Van Dijk, i cili u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur u transferua në Anfield nga Southampton për 75 milionë në janar të vitit 2018, ka pranuar që të trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe ish-menaxheri i Chelseat, Antonio Conte e kërkuar në klubet e tyre, por i refuzoi.

“Kam pasur rastin të shkoj në Chelsea dhe Man City”, ka thënë fillimisht Klopp për mediumit britanik The Mirror.

Lexo po ashtu Van Dijk dhe Ox-Chamberlain refuzuan Chelsean shkaku i Contes

“Kur doni të shkoni diku, krahason klubet, shikon historinë, qytetin, skuadrën aktuale, planet e tyre për të ardhmen e afërt. Por gjëja më e rëndësishme që ju shikoni është menaxheri, dhe Jurgen Klopp është një arsye e rëndësishme pse zgjodha për Liverpoolin”.

“Klopp ka diçka të veçantë. A është energjia e tij? A është imazhi i tij i përgjithshëm?. Ndonjëherë ulem dhe mendoj se çfarë bën dhe çfarë ka më shumë se të tjerët”.

“Mendoj se është menaxhimi i tij me njeriun. Këto ditë është më e rëndësishme se gjithçka në futboll. Klopp ju jep këtë ndjenjë të shkëlqyeshme. Ai është vërtet i lumtur kur ecni në klub në mëngjes”.

“Mund të tingëllojë e dobët, por kjo me të vërtetë ju frymëzon si lojtar”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Exit mobile version