Telegrafi

Van Dijk: Messi është lojtari më i mirë në botë, do të jetë e vështirë ta ndalim

Foto: Sqwuaka Football/Twitter

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk pranon se nuk është i sigurt se si do të ndalin Lionel Messin dhe Barcelonën, por ka thënë se do të tentojnë ta bëjnë të gjithë së bashku si skuadër.

Reds do të takohen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Porton në çerekfinale.

Kjo ndeshje pritet të jetë e madhe pasi përballen dy titanë, ndërsa Van Dijk është përgjigjur rreth përballjes së tij me Messin.

Lexo po ashtu Duelet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe skuadrat që mund të ndeshen në finale

“Si do ta bëjmë këtë? Nuk kam asnjë ide, do të shohim. Të gjithë duhet ta bëjmë së bashku”, ka thënë fillimisht Van Dijk për Visasport.

“Nuk është kurrë një kundër një, nuk është kurrë vetëm kundër një lojtari të caktuar”.

Lexo po ashtu Messi: Skuadrat gjysmëfinaliste e merituan të gjitha kualifikimin

“Sipas mendimit tim, e vetmja mënyrë për të mbrojtur mirë është të gjithë së bashku. Do të jetë e vështirë. Ai është lojtari më i mirë në botë”.

“Ne jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, por të dielën do të luajmë kundër Cardiff Cityt dhe është gjithashtu një ndeshje e vështirë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/