Site icon Telegrafi

Van de Beek: Nuk kam marrëveshje me Realin

Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek ka thënë se thashethemet rreth një marrëveshje transferimi te Real Madridi janë të pakuptimta dhe të parakohshme.

Muajin e kaluar, një raport në gazetën e njohur Holandeze De Telegraaf, pretendonte se Los Blancos kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin që prej verës së kaluar dhe tani kanë një marrëveshje gojore me Ajaxin për të nënshkruar për 55 milionë euro gjatë verës.

Mesfushori 22-vjeçar ishte një nga yjet më të mëdha sezonin e kaluar, ku Ajaxi ishte vetë një minutë larg finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa fitoi titullin në Eredivisie.

Lexo po ashtu Lojtarët që i synoi Real Madridi në verë nuk po shkëlqejnë – situata aktuale e secilit me klubet e tyre

Sidoqoftë, ndryshe nga shokët e skuadrës dhe reprezentuesit e tjerë holandezë Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, ai përfundimisht mbeti te gjigandët e Amsterdamit këtë sezon dhe mohoi marrëveshjen me Realin.

“Nuk ka kuptim. Unë nuk mund të kontrolloj ato që thonë njerëzit”,  ka thënë fillimisht Van de Beek për Diario Sport.

“Unë mendoj se janë fjalë të parakohshme. Shpesh e kam thënë: Nuk do të nxitoj; Jam mire këtu. Nëse ndodh, kjo do të ndodhë”, përfundoi holandezi.

Mesfushori qendror ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale me Ajaxin dhe ka fituar shumë paraqitje me kombëtaren e Holandës. /Telegrafi/

Exit mobile version