Telegrafi

Van de Beek alternativa e Realit nëse dështon Pogba

Real Madridi po e kërkon me ngulm transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United, mirëpo po shikojnë edhe alternativa të tjera.

Sipas Marca, Los Blancos mund të bëjnë një lëvizje për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek, nëse dështojnë në transferimin e francezit.

Spekulohet se Mbretërit janë të impresionuar nga paraqitjet që ka bërë mesfushorin holandez në sezonin që lamë pas, por edhe me ‘Tulipanët’.

Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

22-vjeçari ishte në formacionin bazë kur e eliminuan Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, andaj që nga atëherë ka zgjuar interesimin e tyre.

Lexo po ashtu Raportohet se lojtarët e Unitedit nuk e duan Pogban në skuadër

Van de Beek do të jetë ‘Plani B’ i skuadrës spanjolle, pasi ata janë të fokusuar në transferimin e mesfushorit francez nga Djajtë e Kuq.

Kampionëve të trefishtë evropian do u duhet t’i paguajnë 130 milionë euro për transferimin e anëtari të skuadrës angleze, ndërsa për atë të Ajaxit u duhen vetëm 45 milionë euro. /Telegrafi/