Real Madridi po e kërkon me ngulm transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United, mirëpo po shikojnë edhe alternativa të tjera.
Sipas Marca, Los Blancos mund të bëjnë një lëvizje për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek, nëse dështojnë në transferimin e francezit.
Spekulohet se Mbretërit janë të impresionuar nga paraqitjet që ka bërë mesfushorin holandez në sezonin që lamë pas, por edhe me ‘Tulipanët’.
22-vjeçari ishte në formacionin bazë kur e eliminuan Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, andaj që nga atëherë ka zgjuar interesimin e tyre.
Van de Beek do të jetë ‘Plani B’ i skuadrës spanjolle, pasi ata janë të fokusuar në transferimin e mesfushorit francez nga Djajtë e Kuq.
Kampionëve të trefishtë evropian do u duhet t’i paguajnë 130 milionë euro për transferimin e anëtari të skuadrës angleze, ndërsa për atë të Ajaxit u duhen vetëm 45 milionë euro. /Telegrafi/