Telegrafi

Valon Berisha shënon për Salzburgun, ekzekuton penalltinë në mënyre fantastike (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha po përjeton formë të mirë edhe tek skuadra e tij, RB Salzburgut.   

Mesfushori i Kosovës ka shënuar golin e radhës në kampionatin austrik me skuadrën e Salzburgut.

Lexo po ashtu Trajneri i Letonisë: Kosova luajti mirë, këta dy futbollistë më pëlqyen shumë

Berisha ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren e thellë në shtëpi ndaj Sturm Grazit me rezultat 5-0.

Goli i Berishës erdhi nga penalltia në minutën e 38-të të ndeshjes.

Lexo po ashtu Berisha vendimtar në fitoren e Salzburgut (Video)

Ky gol erdhi pas një ekzekutimi perfekt nga mesfushori i Kosovës.

Ndryshe, Sturmi është rival direkt i Salzburgut, pasi gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë, ndërsa skuadra e Berishës në të parin me 34 sosh. /Telegrafi/