Telegrafi

Valon Berisha i shënon gol të bukur Austria Vjenës (Video)

Getty Images

Valon Berisha ka kaluar Salzburgun në epërsi ndaj Austria Vjenës me rezultat 1-0.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës shënoi bukur në zonë në minutën e 33-të duke befasuar portierin kundërshtar.

Berisha ka gjashtë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon në ligën elitare austriake. /Telegrafi/