Telegrafi

Valon Berisha: Fitore e rëndësishme për gjithë Kosovën

Valon Berisha e ka cilësuar si shumë të rëndësishme fitoren e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 31-të nga Lirim Kastrati dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur mesfushorin Valon Berisha.

Lexo po ashtu Kosova e mbyll me fitore ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, mbetet në Ligën C

“Në pjesën e parë ishim më superior se ata, patëm raste për të rritur epërsinë. Në pjesën e dytë, kur nuk finalizon raste, kundërshtari nuhat se mund të kthehet në lojë, dhe ata u kthyen duke rrezikuar”, ka thënë fillimisht Berisha pas ndeshjes.

“Ne u mbrojtëm mirë. E rëndësishme ishte të fitojmë ndeshjen, pasi kemi pasur nevojë për të, jo vetëm ne, por e gjithë Kosova”.

Lexo po ashtu Kosova 1-0 Moldavia, notat e lojtarëve – Lirim Kastrati më i miri

“Gjithmonë pas çdo ndeshje them me vete: A kemi mundur të bëjmë më shumë ndaj Maqedonisë së Veriut. Pas çdo ndeshje mendtë i kam atje. E pyes vetën së pari, a kam mundur më shumë, a kemi mundur më shumë? Ajo është që na ka mbetur në mend për vitin 2020”.

“Viti 2020 ishte vit jo i mirë për gjithë botën, shpresojmë që në vitin 2021 të hymë me këmbë të mbarë”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegraf/