Telegrafi

Valon Berisha e fton Mërgim Berishën te Kosova: Së shpejti bashkë këtu

Valon Berisha ka postuar një foto nga stërvitja e Kosovës, ku nuk ka munguar komenti i Mërgim Berishës që luan te RB Salzburg.

Mërgim Berisha ka qenë ndër vite një nga emrat më të përfolur që mund të bashkohet me Kosovë.

Duke marrë parasysh si Shqipëria ia doli ta merrte Nedim Bajramin, edhe Mërgim Berisha në rast që pranon mund të përfaqësojë Kosovën.

Në postimin e fundit në Instagram, Valon Berisha paralajmëroi ardhjen e Mërgim Berishës.

Ishte Mërgim Berisha që i komentoi i pari: “Mbret”, derisa përgjigja e Valonit ishte: “Se shpejti bashkë këtu”.

 

Nuk mungoi as përgjigja e Berishës së RB Salzburg i cili me një ‘emoji’ e konfirmoi këtë gjë.

Ndërkohë, në rast që Mërgimi do vijë te Kosova, atëherë do ishte përforcim shumë i madh, duke marrë parasysh kualitetin e madh të futbollistit që momentalisht është pjesë e Gjermanisë U21.

Me ardhjen e Nedim Bajramit te Shqipëria, futbollistët që duan ta përfaqësojnë Kosovën vetëm duhet të kërkojnë leje në UEFA dhe gjithçka mund të mbyllet për një kohë të caktuar. /Telegrafi/