Telegrafi

Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi (Video)

Valmir Gashi

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për orët e humbura të mësimit gjatë grevës së organizuar nga SBAShK-u dhe për mënyrat e mundshme se si të zëvendësohen ato.

Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë se Ligji i grevave nuk thotë se kompensimi i orëve është i ndaluar.

Gashi ka thënë se vendimi i MASHT për zëvendësimin e orëve ka qenë në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit.

Ai ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zhvillimin arsimit në Kosovë dhe sipas tij për këtë shkak nuk ka qenë e arsyeshme që në këto takime të ftohen edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.

“Nuk kemi hartuar politika për arsimin para universitar që të përfshijmë edhe ekspertizën e SHBASHK-ut”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Jasharaj: Orët me zor nuk i mbajmë, zëvendësim të mësimit nuk do të ketë (Video)

Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit ka thënë se vendimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve mësimore, sipas planit 5+5+5, është në fuqi dhe ai mbetet për t’u zbatuar.

“Ne presim gjatë kësaj jave reflektim nga ana e SBASHK-ut për të mos u dëmtuar nxënësit dhe për të zëvendësuar orët e humbura. Komunat dhe shkollat e kanë një lloj lirie që të vendosin cilat të shtuna do t’i zëvendësojnë orët e humbura mësimore”, tha  Gashi. /Telegrafi/