Bashkëpunimi i Taynas dhe Dafina Zeqirit, “Bye Bye”, është shndërruar në hit vetëm një javë pas publikimit të videoklipit.
Videoja muzikore e këtij dueti tashmë numëron gjashtë milionë shikime në YouTube, ndërsa kënga e re pëlqehet edhe nga personalitet e njohura.
Bukuroshja Kejvina Kthella, e cila është mike e Taynas, është një prej yjeve që e ka pëlqyer këngën e re të dy këngëtareve nga Kosova.
Modelja nga Shqipëria e ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet duke bërë një vallëzim sensual nën ritmet e këngës “Bye Bye”. Veshja e saj pjesërisht transparente vë në pah hiret e bukuroshes.
Ndryshe, Kejvina është parë duke pushuar e shoqëruar pikërisht nga Doruntina Shala, si dhe modelja tjetër, Vildane Zeneli.
Për më shumë, kujtojmë që bukuroshja është edhe pjesë e videoklipit të këngës së Taynës, ‘Kce”. /Telegrafi/