Dita ka filluar mirë për tifozët e Interit.
Tashmë mund të themi që Borja Valero është zikaltër.
Spanjolli është takuar me lojtarët e klubit nga Milano në qendrën stërvitore ku aktualisht është duke përgatitur skuadra për sezonin e ri.
32-vjeçari ka qenë dëshira e kamotshme e Luciano Spallettit.
Detajet e transferimit pritet të bëhen publike brenda ditës, njashtu dhe zyrtarizimi. /Telegrafi/