Site icon Telegrafi

“Valero mund të jetë Pirlo i Interit”

Legjenda e Interit, Beppe Bergomi beson se Borja Valero është “lojtari ideal” për të rindërtuar Nerazzurrët dhe mund të jetë Andrea Pirlo i tyre.

Valero, mendohet të jetë në prag të transferimit të parë të Interit të Luciano Spalletti dhe Bergomi ndjen se mesfushori i Fiorentinës ka atë që duhej të ishte ajo që Pirlo ishte për Juventusin nën drejtimin e Antonio Contes.

Lexo po ashtu Interi edhe zyrtarisht kërkon Valeron

“Ai duhet të jetë blerja e parë në mesfushë për Interin e ri të Luciano Spalletti”, ka thënë fillimisht ikona e mbrojtjes së Interit për Gazzetta dello Sport.

“Sipas mendimit tim, ai është një përforcim shumë bindës për arsye të ndryshme. Në moshën 32 vjeçare, a është Borja Valero lojtari ideal për një ekip që të rindërtohet? Mendoj se po”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Salah i ri”, dhurata e Interit për Spallettin

“Shembulli më i fundit që më vjen në mendje është lëvizja e Andrea Pirlos në Juventus në verën e vitit 2011 në të njëjtën moshë si spanjolli”.

“Fillimisht kisha rezerva për këtë lëvizje, por faktet i përgënjeshtruan plotësisht”, përfundoi Bergomi. /Telegrafi/

Exit mobile version