Telegrafi

Valero arrin marrëveshje me Interin, falënderon Fiorentinën

Borja Valero u ka thënë faleminderit Fiorentinës që kanë vendosur ta lirojnë drejt Interit.

Mesfushori ka qenë i kërkuar nga disa skuadra, por zgjedhja e tij pritet të jetë Interi.

“Dua ta falënderoj familjen Della Valle dhe të gjithë Fiorentinën. Do të fillojë një zgjedhje të re në karrierën time profesionale”, ka shkrua ai në Twitter.

Borja Valero pritet të nënshkruajë me Interin për një marrëveshje prej 7 milionë eurove (5.5 milionë euro tani dhe 1.5 bonuse).

Sky Sport Italia shkruan se testet mjekësore do të kryhen të hënën.

Vallero më parë ka luajtur për Villarealin. /Telegrafi/