Site icon Telegrafi

Valerii Zaluzhnyi emërohet ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një dekret për shkarkimin nga shërbimi ushtarak Valerii Zaluzhnyi, ish-komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zaluzhnyi u emërua ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar me një dekret tjetër, transmeton Telegrafi.

Dekretet e Zelensky të datës 8 maj, janë publikuar në ueb-faqen e zyrës së presidentit ukrainas.

“Gjenerali Valerii Fedorovych Zaluzhnyi do të shkarkohet nga shërbimi ushtarak për arsye shëndetësore, me privilegjin për të veshur uniforma ushtarake”, thuhet në dekret.

“Valerii Fedorovych Zaluzhnyi do të emërohet ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar”, u tha ndër tjera

Valerii Zaluzhnyi iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor ushtarak në dimër para emërimit të tij si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai u gjet i papërshtatshëm për shërbimin ushtarak.

Raportohet se gjenerali Valerii Zaluzhnyi iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor ushtarak në dimër para emërimit të tij si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, ku u konstatua së është i papërshtatshëm për shërbimin ushtarak.

Në mars 2024, Zelensky miratoi kandidaturën e Valerii Zaluzhnyi si ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Jashtme e Ukrainës dërgoi një kërkesë përkatëse në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version