Site icon Telegrafi

Valencia ka kontaktuar Juventusin për Arthurin

Valencia ka kontaktuar Juventusin për mundësinë e nënshkrimit me Arthur, në të cilin Max Allegri nuk llogarit.

Mediat shkruajnë se mesfushori brazilian është i lirë të largohet nga “Allianz Stadium” këtë verë pasi ai nuk përshtatet në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Ai ka qenë i lidhur me skuadrat e Ligës Premier, por edhe me Romën si pjesë e shkëmbimit të mundshëm për Nicolo Zaniolo.

Megjithatë, Sky Italia raporton se Valencia, e drejtuar nga ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, Gennaro Gattuso, ka bërë kontakte fillestare për një transferim të mundshëm.

Lexo po ashtu Gattuso e bind Arthurin të huazohet te Valencia

Arthur iu bashkua Juventusit në vitin 2020 në një marrëveshje që e pa Miralem Pjanic të shkojë në drejtimin tjetër, duke kaluar te Barcelona.

Ai fillimisht iu bashkua Barcelonës mes shumë premtimeve si ylli i skuadrës Gremio që fitoi Copa Libertadores 2017, por luftoi për të përmbushur pritshmëritë – një trend që vazhdoi edhe në Serie A.

Në dy sezone me Juven, ai bëri 63 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version