Telegrafi

Valdano: Rauli mund të jetë Guardiola ose Simeone i Real Madridit

Jorge Valdano beson se Raul Gonzalez ka aftësinë të bëhet trajneri i skuadrës së parë të Real Madridit dhe të bëjë një punë të shkëlqyeshme nëse klubi i jep mundësinë.

Ish-sulmuesi i Los Blancos aktualisht është në krye të skuadrës Castilla dhe shumë janë duke e kërkuar atë të marrë detyrën e skuadrës së parë në të ardhmen.

Njëri nga ta është ish-lojtari dhe drejtuesit i Real Madridit, Valdano, i cili e sheh Raulit të shkëlqej sikurse Pep Guardiola dhe Diego Simeone.

Lexo po ashtu Raul konfirmohet si trajner i Real Madrid Castilla

“Unë mendoj se Real Madridi, te Rauli, do të gjente Guardiolan ose Simeonen e tyre, pasi ai është personifikim i karakterit institucional”, ka thënë fillimisht Valdano për El Pais.

Valdano dhe Raul

“Jose Mourinho, Massimiliano Allegri? Ne kemi filluar të respektojmë Zinedine Zidanen dhe, nëse po flasim për të ardhmen, askush nuk duhet të harrojë Raulin, i cili është mënyra më e mirë për të respektuar Real Madridin.

“Rauli e di se çfarë e turpëron një Madridist dhe çfarë i bën ata krenarë”.

Lexo po ashtu Carvajal: Rauli është lojtari më i mirë në histori të Realit

“Ai është duke u bërë një trajner i cili, nëse klubi është i kujdesshëm, do të shërbejë për të shprehur karakterin që Real Madridit i duhet për të kapërcyer presionet e mediave, atmosferën e tensionuar dhe pritjet jorealiste që vijnë me Real Madridin”.

“Rauli mund të zbatojë stilin që frymëzon tifozët e Real Madridit”, përfundoi ish-drejtuesit i Realit. /Telegrafi/