Site icon Telegrafi

Vala, performancë të jashtëzakonshme në muajin shtator

Operatori lider i telefonisë mobile në vend, Vala, shfaqi një performansë të jashtëzakonshme në muajin që lamë pas, shtator, ku për herë të parë gjatë këtij viti arriti të realizojë shitje, pothuajse në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar.

Realizmi i të hyrave në muajin shtator, njëlloj sikurse një vit më parë, tregon bindshëm tendencën e shprehur prej disa muajve për ndaljen e rënies së të hyrave në operatorin publik.

Të hyrat në operatorin publik në vend, Vala, kanë qenë në rënie të vazhdueshme prej tre vitesh, ndërsa rënia më e madhe ishte gjatë vitit 2014 dhe tremujorin e parë të këtij viti.

“Jemi shumë të kënaqur nga performanca e Vala-s gjatë muajit shtator. Për herë të parë gjatë këtij viti arritëm të jemi pothuajse njëjtë me vitin e kaluar. Rënia në tremujorin e parë të këtij viti, para se unë të merrja detyrën e Drejtorit Menaxhues, mund të them se ishte rapide apo gati e frikshme ndaj dhe të dhënat e muajit shtator më bëjnë të ndihem komod për sa i përket të ardhmes së Vala-s”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, aktiviteti i jashtëzakonshëm që është zhvilluar në periudhën e fundit, ka bërë që Vala të rregullojë pozitivisht performancën e saj operative dhe biznesore.

Përveç shtatorit, Vala të hyra të qëndrueshme arriti të inkasojë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht. Në muajin korrik të hyrat ishin në nivelin e 8.5 milionë euro, ndërsa në muajin gusht, për herë të parë gjatë këtij viti, të hyrat shkuan në mbi 9.4 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version