Telegrafi

Usyk kthehet në Ukrainë pas triumfit ndaj AJ, do t’i fillojë përgatitjet për Tyson Furyn

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty Images)

Oleksandr Usyk është parë duke u nisur për në Ukrainë, ndërkohë që i ka pasur sytë e nxirë pas meçit për titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda kundër Anthony Joshua.

Ukrainasi i mbrojti titujt pas vendimit të gjyqtarëve (115-113, 113-115, 116-112) të shtunën mbrëma në King Abdullah Sport City Arena në Jeddah të Arabisë Saudite.

Kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda (WBA, IBF, WBO dhe IBO) është parë në aeroportin Jeddah International duke u kthyer në shtëpi.

Kur është pyetur si është ndier pas fitores, ai është përgjigjur: “Unë po ndihem, shumë po ndihem”.

Lexo po ashtu Edhe Usyk ka pësuar lëndime serioze nga Joshua – ukrainasi shihet i mavijosur në tërë fytyrën

Në ndërkohë, thuhet se Usyk nuk do të jetë kohë për të pushuar, pasi data 17 dhjetor po përmendet si opsion për duelin e unifikimit me Tyson Furyn, po në Arabinë Saudite – pak para fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit në Katar. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Fundviti do të jetë spektakolar për tifozët e sportit - nga boksi, deri te orari i ngjeshur i ndeshjeve në Ligën Premier