Oleksandr Usyk ka arritur një tjetër fitore përballë Anthony Joshuas, ku e mposhti në Arabinë Saudite pas 12 raundeve të zhvilluara.
Boksieri ukrainas arriti t’i mbrojë rripat e fituara në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda.
Pas meçit të fituar, Usyk ka folur duke falënderuar Zotin, Arabinë Saudite, përkrahësit e tij dhe gjithë vendin e tij Ukrainën për të cilën ka shkuar kjo fitore.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që u lutën për mua”, tha fillimisht boksieri ukrainas Usyk.
“Dua të falënderoj Zotin për ndihmën që më dha sot sepse më dha shumë sot, Zoti im është Jezus Krishti. Faleminderit Arabia Saudite, faleminderit, faleminderit, faleminderit shumë, Inshallah”, vazhdoi Usyk.
“Unë ia kushtoj këtë fitore vendit tim, familjes sime, ekipit tim ushtarakëve që po mbrojnë familjen time faleminderit shumë, shumë”, tha Usyk
“Kjo tashmë është histori, shumë gjenerata do ta shikojnë këtë luftë, veçanërisht raundin ku dikush u përpoq të më mundte fort, por unë e përballova dhe u ktheva në një mënyrë tjetër”.
Boksieri ukrainas i ka kërkuar një përballje Tyson Furyt, duke thënë se nuk beson se ai është pensionuar.
“Jam i sigurt që Tyson Fury nuk është pensionuar ende, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua, unë dua të luftoj me të dhe nëse nuk përballem me Furyn atëherë nuk do të jem në ring më”, u shpreh Usyk. /Telegrafi/
That winning moment ❤️️ @usykaa #UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea pic.twitter.com/2kiClOf26m
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 20, 2022