Telegrafi

Ushtria ukrainase: Rusët dje humbën 470 ushtarë

Forcat ruse kanë lëshuar gjashtë raketa, kryen 56 sulme ajrore dhe 40 sulme me sisteme raketore ndërsa angazhuan trupat ukrainase në 44 veprime luftarake.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës beson se gjatë ditës së djeshme forcat ruse humbën 470 ushtarë.

Lexo po ashtu Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale shtabi kryesor i forcave të armatosura të Ukrainës.

Më shumë se 100 vendbanime në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson u vunë nën zjarr artilerie.

Lexo po ashtu Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?

Në këmbim, Forcat Ajrore të Ukrainës kryen 11 sulme ajrore ndaj trupave, armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe dy sulme ajrore ndaj sistemeve raketore anti-ajrore ruse.

Në total, raketat ukrainase goditën tre grupe ushtarësh rusë, armë dhe pajisje ushtarake, si dhe dy sisteme raketore kundërajrore, 13 sisteme artilerie, një depo municionesh dhe një stacion të luftës elektronike. /Telegrafi/