Site icon Telegrafi

Ushtria ruse merr nën kontroll qytetin Kreminni në lindje të Ukrainës

Qyteti Kreminni në rajonin Luhansk ka rënë në duart e rusëve, ka njoftuar ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj më të fundit sa i përket situatës në Ukrainës – duke mos dhënë detaje.

Raportimet e mëhershme kanë sugjeruar që forcat ruse do të kontrollojnë qytetin Kreminni, që i ka rreth 18 mijë banorë, transmeton Telegrafi.

Nga ministria e Mbrojtjes së Britanisë, kanë shtuar se janë zhvilluar luftime të ashpra në qytetin Izium në jug të vendit – derisa forcat ruse po tentojnë të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja, thuhet ndër tjera në raport.

Lexo po ashtu Raportohet për luftime tjera të ashpra në Luhansk dhe Donetsk

Në azhurnimin e raportit thuhet se forcat ruse, sipas të gjitha gjasave do të tentojnë të rrethojnë pozicionet ukrainase në lindje të Ukrainës.

Ndërkaq ushtria ukrainase po bëhet gati për mbrojtjen e Zaporzhzhya – duke u përgatitur për sulme potenciale në jug. /Telegrafi/

 

Exit mobile version