Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite përgatitet të vazhdojë luftën pas armëpushimit

Kreu i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka thënë se trupat e tij po përgatiten të vazhdojnë luftimet kur marrëveshja e zgjatur e armëpushimit të përfundojë në ditët në vijim.

Gjenerallejtënant Herzi Halevi tha se IDF po përdorte kohën e dhënë nga pauza për të “mësuar, forcuar gatishmërinë dhe miratuar planet e ardhshme operacionale”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi: “IDF është e përgatitur të vazhdojë luftimin”.

Gjenerallejtënant Halevi tha se ishte në Izraelin verior për të folur me ata që ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në fillim të konfliktit – dhe që atëherë nuk ishin kthyer më.

Lexo po ashtu Rrëfimi i izraelites së liruar nga Gaza: Në fillim na jepnin mish pule me oriz dhe ushqim të konservuar – më vonë mbetëm pa ushqim

“Dua t’u drejtohem banorëve të veriut të cilët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për disa kohë – e di se sa e vështirë, e pakëndshme dhe e mbushur me pasiguri të madhe është situata”, tha ai.

“Ne do të sigurojmë që banorët e veriut të kthehen në një realitet tjetër, më të mirë dhe më të qëndrueshëm të sigurisë”.

Duke iu kthyer akuzave për krime lufte të kryera brenda Gazës, të ngritura për IDF nga Hamasi, gjenerallejtënant Halevi premtoi përgjegjësi.

“Ne do të sigurojmë llogaridhënie. Ne do të dëgjojmë me vëmendje secilin prej komandantëve tanë dhe do të mësojmë nga ato që ata menduan dhe thanë”. /Telegrafi/

Exit mobile version