Telegrafi

Ushtari ukrainas befason gruan dhe vajzën, shfaqet para tyre gjatë një vizite të paparalajmëruar

Një ushtar ukrainas kishte gjetur pak kohë të lirë që të realizojë një vizitë të paparalajmëruar tek familja e tij.

Gruaja dhe vajza e vogël po qëndronin në oborrin e shtëpisë, kur ai u shfaq krejt befas para dyerve i veshur me rroba të kamufluara ushtarake dhe një buqetë me lule në dorë, transmeton Telegrafi.

Prezenca e tij gëzoi aq shumë gruan dhe vajzën të cilët me shpejtësi iu afruan për ta përqafuar – moment ky që u regjistrua me kamerë amatore.

Lexo po ashtu Gratë në Rusi në frikë: Përdhunuesit dhe vrasësit e dënuar që luftuan për Wagnerin po lirohen

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale por edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Sipas Anton Geraschenkos, këshilltarit të ministrit të Brendshëm ukrainas, kjo është arsyeja pse ukrainasit po luftojnë, duke aluduar në mbrojtjen e më të dashurve të tyre. /Telegrafi/