Telegrafi

Ushtarët ukrainas do të fillojnë trajnimin për përdorimin e sistemit raketor Patriot në SHBA, gjatë javës së ardhshme

Trupat ukrainase do të duhej të fillonin trajnimin për përdorimin e sistemit raketor Patriot në SHBA, gjatë javës së ardhshme, thuhet në raportimin e CNN.

Programi i trajnimit do të mbahet në Fort Sill të Oklahomas, e pritet të zgjasë disa muaj ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

Laura Cooper, zëvendësndihmës e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe EuroAzi, ka thënë se nuk mund të jap datën konkrete të përfundimit të këtij trajnimi, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin e SHBA-ve, presidenti amerikan Joe Biden pati paralajmëruar ndihmën e re ushtarake për Kievin që kap vlerën e 1.8 miliard dollarë, përfshirë sistemin raketor Patriot.

Zelensky theksoi se kjo do të forconte dukshëm mbrojtjen ajrore të Ukrainës, dhe do të parandalonte Rusinë ta bombardojë infrastrukturën kritike të këtij vendi. /Telegrafi/