Pavarësisht ultimatumit të ushtrisë ruse – ku Kremlini i bënte thirrje ushtarëve ukrainas që të ulin armët dhe të dorëzohen në qytetin e Mariupolit, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen për asnjë moment kërkesave dhe kërcënimeve ruse.
Këshilltari i kryetari të Mariupolit, Petro Andriushchenko, ka thënë në Telegram se pavarësisht thirrjes së Rusisë për “dorëzim”, ushtarët ukrainas po mbrojnë me tërë forcën qytetin dhe nuk e kanë ndërmend ta lënën ë dorë të rusëve, transmeton Telegrafi.
Andriushchenko shtoi se bombardimet ruse nuk janë kufizuar vetëm mbi fabrikën e çelikut, ku ushtarët ukrainas raportohet se ishin stacionuar.
“Gjatë luftimeve, okupatorët kanë bombarduar shtëpitë private me artileri të rëndë”, shtoi këshilltari i të parit të qytetit port. /Telegrafi/