Telegrafi

Ushtarët rusë po e pësojnë shumë keq – shkalla e vdekjeve të tyre, më e larta që nga java e parë e agresionit në Ukrainë

Ushtarët rusë po vdesin në numër më të madh në Ukrainë këtë muaj se në çdo kohë që nga java e parë e fillimit të agresionit, sipas të dhënave ukrainase.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, të dhënat ukrainase tregojnë 824 ushtarë rusë që vdesin çdo ditë në shkurt.

Shifrat u theksuan nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ato nuk mund të verifikohen – por Britania e Madhe thotë se tendencat janë “me gjasë të sakta”.

Lexo po ashtu Grupi mercenar rus Wagner thotë se nuk po rekruton më të burgosur për të luftuar në Ukrainë

Dhe rritja vjen pasi zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka nisur një “ofensivë të madhe”.

Megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC), Oleksiy Danilov, tha gjithashtu se Rusia po përjeton “probleme të mëdha”.

“Trupat tona po e zmbrapsin [ofensivën] shumë fuqishëm”, citohet të ketë thënë Danilov. Ofensiva që ata planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata imagjinuan”.

Javën e kaluar, ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se ata po prisnin një ofensivë të re ruse rreth 24 shkurtit – përvjetorin e pushtimit në shkallë të plotë. /Telegrafi/